Vushtrriasi i zhdukur, gjendet i vdekur pas një jave

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

I zhdukuri, Galip Rashica nga fshati Studime e Ulët e Vushtrrisë është gjetur pa shenja jete.

61 vjeçari kishte dalë nga shtëpia para një jave, gjatë kësaj kohe ai ishte kërkuar nga familjarët e tij, nga Policia e Kosovës dhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Trupi i pajetë u gjet në një fushë të fshatit Studime.

“Sot në mëngjes është identifikuar pa shenja jete trupi i Galip Rashicës, ai ishte në kërkim që nga 18 nëntori, Policia e Kosovës po merret me rastin”, kështu e konfirmoi rastin për Klan Kosovën, Avni Zahiti, zyrtar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë.

Me kërkesë të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme