Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas konferencës së policisë të cilët prezantuan gjësendet që kanë gjetur gjatë bastisjes së djeshme në depon e Vetëvendosjes në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.
Vetëvendosje përmes një reagimi ka thënë se Policia e Kosovës të mërkurën në mbrëmje ka rrethuar disa hapësira që janë në shfrytëzim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ka bastisur ato, pa praninë apo njoftimin e asnjë zyrtari të Lëvizjes – gjë që është obligim ligjor në rastet kur bëhen bastisje.
“Lokalet që janë në shfrytëzim nga ne, janë okupuar pra nga forcat paramilitare dhe ne nuk marrim përgjegjësi për asgjë që këto forca kanë bërë në mënyrë të jashtëligjshme aty. Sikur në rastin e arrestimit e aktivistëve të Vetëvendosjes për terrorizëm, që në fund doli të jetë inskenim dhe montim nga po ky grup paramilitar i kapur nga klani pronto, edhe gjësendet e gjetura në objektet tona janë në linjën e njëjtë të logjikës inskenuese”, thuhet në reagimin e VV-së.