VV bën homazhe te varri i Adem Demaçit në 83 vjetorin e lindjes

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Deputetët dhe aktivistët e Vetëvendosjes kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në 83 vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, u vlerësua lart kontributi i Demaçit për të cilin u tha se ishte veprimtar shembull i çështjes kombëtare.

“Me rastin e 83 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, në kujtim e në nderim të atdhetarit e veprimtarit shembull të çështjes kombëtare, të burgosurit politikë, shkrimtarit e humanistit, simbolit të rezistencës, sot deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! bënë homazhe pranë varrit të tij. Adem Demaçi lartësoi si askush tjetër virtytet e tiparet e veprimtarit të përhershëm, të pathyer e të palëkundur në të drejtën e popullit të tij, që nuk reshti deri në frymën e fundit së angazhuari për kombin e vendin. Atdhedashuria e Adem Demaçit do të mbetet gjithnjë në zemrat dhe shpirtin tonë, kurse vendosmëria e paepur ndaj kombit dhe atdheut është qartësim i rrugës që duhet ndjekur sot e gjithnjë!”.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, sky and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme