VV e LDK flasin për rregulloren e re të Kuvendit, këshilltari i Veselit e quan hipokrizi

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, nAvni Bytyçi, ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK e kanë bllokuar në vazhdimësi kalimin e rregullores se re në katër vitet e fundit, derisa sot mendojnë se prania e tyre në pushtet i legjitimon që punën e penguar ta përkrahin, shkruan Ekonomia Online.

“Për katër vite, VV dhe LDK e kanë penguar miratimin e rregullores se re e cila do ta fuqizonte Kuvendin e Republikës se Kosovës në përputhje me rolin e saj kushtetues. Do t’i fuqizonte mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes dhe do ta bënte procesin ligjbërës me efikas”, ka shkruar Bytyçi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Çfarë hipokrizie nga VV dhe LDK!

Sot me nje aktivitet te organizuar nga Instituti Demokratik i Kosoves (KDI) eshte diskutuar ceshtja e rregullores se Kuvendit. Nje akt ligjor teper i rendesishem per procedurat dhe funksionimin e brendshem te institucionit me te rendesishem legjislativ.

Per cudi, ne panel paska qene znj. Albulena Haxhiu (VV) dhe z. Armend Zemaj (LDK). Dy figurat kryesore nga dy parti qe e kane bllokuar ne vazhdimesi kalimin e rregullores se re ne kater vitet e fundit.

Znj. Albulena Haxhiu dhe z. Arben Gashj te instruktuar nga partite e tyre jane angazhuar personalisht qe te sabotojne nje pune kolektive disa vjecare te udhehequr nga Instituti Nacional Demokratike (NDI), e te mbeshtetur nga Kryeparlamentari Veseli.

Draft rregullorja qe eshte hartuar me mund te madh nga disa grupe te interesit dhe expert te fushave te ndryshem eshte penguar ne vazhdimesi nga keto dy parti qe mos te kalonte ne seance.

Per kater vite, VV dhe LDK e kane penguar miratimin e rregullores se re e cila do ta fuqizonte Kuvendin e Republikes se Kosoves ne perputhje me rolin e saj kushtetues. Do ti fuqizonte mekanizmat e kontrollit dhe mbikqyrjes dhe do ta bente procesine ligjeberes me efikas.

E tani, pas tere asaj kohe ata po mendojne qe prania e tyre ne pushtet i legjitimon ata qe punen e penguar kinse ta perkrahin tani.

Por mos te harrojne qe keto parti se bashku me minoritetet nuk do ti kene 2/3 e nevojshme per te kaluar rregulloren pa opoziten. Ndersa per PDK-ne eshte e qarte se ne nuk do t’i sherbejm bojkutuesve te institucioneve shtetrore.

https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/114002506731795
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme