VV-ja e përjashton Besnik Mujeci: Dukuritë e tilla janë të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen.

Prishtinë | 15 Gus 2023 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se i arrestuari për kontrabandim droge, njëherit asambleisti në asamblenë komunale të Prishtinës, Besnik Mujeci, është përjashtuar nga partia, pas trajtimit të rastit nga Komisioni Diciplinor i LVV-së.

Pjesë nga postimi i Ramës, vijon kështu: Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen të mbajtur sot me 15.08.2023 me vota unanime të 5 anëtarëve mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shkroi Alim Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të ngjashme