VV-ja ka ngecur në “standardet” që i ka vendosur vetë

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 09:58 | Nga Agron Demi

Për një dekadë në opozitë, VV e ka vendosë një standard se si me e gjyku pushtetin.

Në bazë të atij standardi që ka vendosë në opozitë, VV edhe arriti me i fitu me 14 shkurt 2021 mbi 50% të votave, e paimagjinueshme në një sistem parlamentar qeverisës.

Por, për këta 9 muaj në qeverisje, VV është ka ngecë në standardin që e ka vendosë vet:

  • nuk mundesh për një dekadë me i kritiku xhipat e zi, e pastaj kur të vish në pushtet me mbajtë fjalime mbi xhipa e me u sjellë me xhipa, prej votimeve në Tiranë me 25 prill e deri te votimet në Prishtinë më 14 nëntor;
  • nuk mundesh me i kritiku pushtetarët qysh po rrethohen prej popullit me truproja, e vetë me u rrethu me ma shumë truproja;
  • nuk mundesh me u arsyetu se kështu e kërkon protokolli tash, e ai protokoll nuk ka ndryshu tash e dy dekada;
  • nuk mundesh me i kritiku qeveritë e mëhershme se qysh e kanë orientu buxhetin në komunat ku ata qeverisin, e tash me vendosë krejtë arsenalin e pushtetti qendror në mbështetje të kandidatëve tuaj në komuna;
  • nuk mundesh me i akuzu se LDK e PDK u banë bashk, kur në shumë komuna ke garu me njerëz të PLAN e ke ba aleancë me individë të degraduar që janë aq toksik sa edhe LDK, AAK e PDK i ka largu nga partia;
  • nuk mundesh me premtu ndryshim, e pastaj me dalë kundër reformave që i ndërmerr dikush tjetër;
  • nuk mundesh me u mburrë se për 9 muaj ke marr rreth 400 vendime, e ato vendime mos me ndryshu aspak mirëqenien e qytetarëve.
  • edhe nuk mundesh me duar në xhepa me ba fushatë, se votuesit edhe e falin paditurinë e gabimet e paqëllimshme, po asnjëherë arrogancën.

Tash, janë edhe 3+ për me na e dëshmu që 14 shkurti nuk ishte gabim.

Të ngjashme