VV-ja kundër masave të Qeverisë: Po dëmtohet ekonomia, në rrezik edhe shëndeti psikik i qytetarëve

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 11:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhimin e situatës me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Madje Uka ka thënë se tash çfarë mase që do të merret nuk do të ketë efekt, qoftë edhe ndërtimi i një spitali anti-Covid.

“Mendoj që masat e reja nuk duhet t’i shohim vetëm si një akt, por ne duhet ta shohim plot krejt procesin nga fillimi, procesin menaxhimit të pandemisë prej kësaj Qeveri dhe ne kemi menduar që menaxhimi i pandemisë do të vije në një pikë tjetër dhe jo në këtë pikë çfarë jemi tash, dhe ne kemi paralajmëruar ministrin që mund të ketë një valë të dytë më e ashpër”.

“Për neve është shqetësuese se nuk ka asnjë mas efektive qoftë, pjesa e krijimit të një spitali anti-Covid, vaksinimi që sot është skandal në vete që nuk kemi as vaksina kundër gripit sezonal, dhe arsyetimet banal që vaksimi do të ndodhë nga dhjetori. Po të kishte menaxhim më të mirë, nuk do të vinte fare në këtë pikë dhe çfarëdo mase tash që ndërmerret do të jetë shumë e zbehtë”.

Tutje ai ka folur edhe për masat e reja anti-Covid që do të bëhen publike një konferencë për medie nga kryeministri Avdullah Hoti.

Deputeti Uka masa po i sheh si të pa menduara mirë dhe të cilat do ta dëmtonin ekonominë në vend.

Ai ka thënë se një mbyllje e dytë totale mund të rrezikojë edhe shëndetin psikik të qytetarëve.

“Mendoj që një reagim sërish i pamenduar dhe i pa mbështetur në evidencë dhe dëmton rëndë ekonominë e vendit, mbase kjo mund të jetë një prej strategjive të vetme që ju ka mbet kësaj Qeverie në dorë, megjithatë kjo do të ketë pasoja shumë dimesionale për vendin dhe mbi të gjitha pasoja për qytetarët pasi që një mbyllje mund të rrezikoj edhe shëndetin psikik të popullatë”.

Ai ka folur edhe për raportimin e ministrit Zemaj në komisionin për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, por që për shkak të kuorumit ka  dështuar mbledhja e këtij komisioni.

Mirëpo ai ka thënë se nuk ka diskonim nga deputetët e LDK-së, që Zemaj të raportojë në komision.

“Ne edhe javën e kaluar e kemi ftuar ministrin në raportim, mirëpo javën e kaluar ai karefuzuar që të vijë, dhe ne kemi parë dispoinimin e një pjesë të LDK-së që të mos ftohet fare në këtë komision, sepse ai sa herë ka ardhur këtu janë demaskuar skenarët e palogjikshëm që janë aplikuar dhe masat që nuk janë treguar efektive, por për neve është skandaloz ky lloj koordinimi mes qeverisë dhe një pjese të deputetëve të pozitës të cilët nuk shfaqen as në mbledhje të komisionit dhe pamundësojnë një mekanizëm demokratik që ndihmon edhe vet qeverinë dhe është e pa kuptueshme”.

“…ne kemi qenë 3 deputetë sot në pritje të këtij raportimi dhe mendoj që edhe me tre deputet ai do të duhej të realizohej një lloj raportimi i tillë marr parasysh situatën që mbizotëron në Kosovë”.

Të ngjashme