Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje për vigjilencë komisionerëve dhe vëzhguesve të saj. Kjo thirrje ka ardhur në kohën kur pritet procesimi i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. “Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju […]
VV-ja u bën thirrje për vigjilencë vëzhguesve të saj

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje për vigjilencë komisionerëve dhe vëzhguesve të saj.
Kjo thirrje ka ardhur në kohën kur pritet procesimi i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve.
“Të nderuar komisionerë dhe vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Pas pak fillon procesim i mbylljes së vendvotimeve dhe ai i numërimit të fletëvotimeve. Ju lutemi për vigjilencë. Ju jeni garancia e vullnetit të popullit të Kosovës dhe demokracisë. Ndaj të gjithë sytë janë drejtuar kah ju”, thuhet në njoftim.











