Fushatën zgjedhore Lëvizja Vetëvendosje është duke e vazhduar në Kamenicë, njofton Klan Kosovvës.
Në këtë qytet të Anamoravës partia e Albin Kurtit ka organizuar tubimin me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës, ku po marrin pjesë edhe disa nga kandidatët për deputet si dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti.
Këtu do të bëhen publike zotimet e Vetëvendosjes për këtë zonë në rast se fitojnë zgjedhjet e 6 tetorit.