VV: Komuna e Prishtinës ka keqklasifikuar buxhetin, do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 11:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë ka prezantuar të gjeturat dhe rekomandimet që ka dhënë Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin Vjetor të Auditimit për Komunën e Prishtinës për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.

Sipas VV-së, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prishtinës për vitin 2022.

Violeta Salihu nga kjo parti, ka sqaruar se Opinioni i Kualifikuar jepet në rastin kur janë zbuluar keqdeklarime ose mospajtueshmëri.

“Sipas standardeve të auditimit, Opinioni i Kualifikuar jepet në rastin kur janë zbuluar keqdeklarime ose mospajtueshmëri, kur e tejkalojnë nivelin  e materialitetit për pasqyrat financiare”, tha Salihu.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ermal Osmani, ka paraqitur disa argumente siç tha të keqpërdorimit, duke sqaruar se ka pasur keq klasifikim ku nga buxheti për investime kapitale janë paguar 2 milionë euro shpenzime që për nga natyra nuk i takojnë kësaj kategorie.

Osmani tha se disa nga këto gjetje do t’i adresojnë te organet e drejtësisë, për shkak të dyshimit për vepër penale, raporton EO.

“Po filloj me mashtrimin e parë që është tentuar të bëhet duke keq klasifikuar në kategoritë ekonomike ku nga buxheti për investime kapitale janë paguar 2 milionë euro shpenzime që për nga natyra nuk i takojnë investimeve kapitale”.

“Prezantim i pasakte i llogarive të arketueshme në taksat e infrastrukturës kemi shumë të mbivlerësuar për 98 mijë euro dhe nga të arketushmet nga lejet e ndërtimit ishin nënvlerësuar për 250 mijë euro”.

“Mosprezantim i saktë i detyrimeve kontingjente në raportin vjetor financiar ku si pasojë e dyfishimeve ato ishin mbivlerësuar për 11 milionë euro. Tejkalimi i furnizimeve të sasive të përcaktuara në kontratë”, tha ai.

Të ngjashme