Lëvizja Vetëvendosje do të abstenojë gjatë votimit të ndryshimit të Ligjit për Liritë Fetare. Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.
Kjo sipas tij, për shkak të disa parregullsive. Ndërsa partitë e tjera parlamentare u deklaruan pro këtij ndryshimi, raporton Ekonomia Online.
Luljeta Veseli-Gutaj, nga PDK-ja, në emër të grupit u shpreh për ndryshimeve të bëra në ligj.
Deputetja e LDK-së, Lirie Kajatazi tha se e përkrahin dhe do ta votojnë këtë ligj.
Edhe AAK e Nisma u deklaruan për. Ndryshimi i ligjit do të marrë edhe votat e partive të komuniteteve, Lista Serbe e 6+.