VV po organizon protesta sepse nuk po i mjafton pushteti absolut

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 00:40 | Nga Shkodran Ramadani

Sa ishin në opozitë, Partia Vetëvendosje çirrej rrugeve e shesheve të Kosovës, duke kërkuar pushtetin për t’i ndalur marrëveshjet e dëmshme.

Kur erdhi në pushtet, nuk iu mjaftoi as pushteti i ndarë me një parti tjeter. Thanë: “na jepni 51% që ta bëjmë një qeveri pa tradhtarë dhe ne do t’i bindim ndërkombëtarët që të mbajnë anën tonë dhe do ta detyrojmë Serbinë që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur pa e bërë Zajednicën”.

Sot kanë 51%, pushtet absolut dhe opozite jashtezakonisht konstruktive. E prapë se prapë nuk po i arrijnë rezultatet e premtuara.

Përkundrazi, Zajednicën po e themelojnë, por pa njohje. E të frustruar, po organizojnë protesta sepse nuk po iu mjafton pushteti absolut.

Mos u habitni nëse tash i kërkojnë 75%. Sepse këta njerëz kurrë nuk dështojnë me të befasu me budallakinë, idiotesinë dhe poshtërsinë e vet.

Të ngjashme