VV: Qeveria po merr borxh për t’i paguar ata që janë punësuar me nepotizëm

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria skajshmërisht e korruptuar, merr para borxh në emër të Kosovës, dhe i keqpërdor ato.

Kjo parti ka shtuar se një borxh i cili nuk përdoret për ta zhvilluar ekonominë, rrezikon ta shkatërrojë atë.

“PANqeveria po merr borxh për të paguar borxhe të tjera, po merr borxh për asfalt sepse aty mund të vjedhë shpejt e shumë, dhe po merr borxh për të paguar pagat e atyre që janë punësuar me nepotizëm dhe pa meritë në sektorin publik”.

“Ka ardhur koha që PANqeveria të largohet dhe PANhajnia të ndalet. Kosovën e fituam me luftë e sakrifica, nuk do të lejojmë ta humbim me borxhe e kamata”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të VV-së në Facebook.

https://www.facebook.com/vetevendosje/photos/a.96165481999/10155880424737000/?type=3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme