VV reagon ndaj “gënjeshtrës publike” të Andin Hotit

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 21:47 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi djali i atdhetarit të njohur, Ukshin Hoti, Andini e ka akuzuar këtë subjekt se po i fshihen grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”.

VV thotë se është tejet shqetësuese kur plasohet një gënjeshtër publike, e aq më shumë kur e njëjta bëhet duke keqpërdorur emrat e heronjve. “Është për keqardhje keqpërdorimi i emrit të Ukshin Hotit nga i biri i tij, Andini, i cili sot deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje paska fshirë grafitet ‘Ku është Ukshin Hoti?’ e në vend të tyre paska shkuar grafitet ‘Drejtësi për Astritin'”.

“Për këtë ai kishte bashkangjitur fotografi të ndërtesës së Ministrisë së Kulturës, ku më parë ka qenë një grafit i Ukshin Hotit e që ishte fshirë më pas, pastaj një tjetër për Astrit Deharin e që ishte fshirë po ashtu, dhe së fundi aty gjendet prapë një grafit për Astrit Deharin, të cilin mbase do ta fshijnë prapë”.

parulla

Më tutje VV thekson se Andini, i cili është edhe anëtar i PDK-së dhe punon në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, e di mirë që grafitet e shkruara në këtë ndërtesë janë fshirë me urdhra të kësaj Ministrie, pasi që për mirëmbajtjen (lyerjen) e ndërtesës përkujdeset dhe e bënë vetë Ministria.

VV thotë se përveçse e ndjek platformën e Ukshin Hotit, në vazhdimësi ka kërkuar që të zbardhet fati i tij. Kurse Qeveria e Kosovës, as nuk e ndjek rrugën e tij, e për fat të keq nuk ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të tij dhe mijëra të zhdukurve gjatë luftës.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk i ka fshirë grafitet e Ukshin Hotit, dhe një gjë të tillë nuk do ta bëjë asnjëherë ndaj asnjë grafiti që kërkon drejtësi, e sidomos për Ukshin Hotin, i cili mbetet njëri nga mendjet më të ndritura shqiptare.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/djali-ukshin-hotit-vetevendosje-po-fshin-grafitet-per-babain-tim/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme