Sot, deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka propozuar që partitë politike në Kuvend t’ia “vazhdojnë mandatin” Hashim Thaçit si president, duke shtuar se atij mandati iu ndërpre për shkak të një ndërhyrje ligjore.
Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i VV-së, Armend Baloku. Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur si të ‘’humbur opozitën’’, dhe se, ideja që Thaçi të kthehet si president ‘’nuk mund të realizohet.Postimi:
Të thuash se Thaçi do të kthehet si President i Kosovës, apo ta propozosh atë për këtë post, është, në rastin më të mirë, injorancë totale; nëse nuk është mashtrim publik përmes deklaratave të papërgjegjshme.
Çdo njeri sadopak i informuar e di se një gjë e tillë nuk është e saktë dhe nuk mund të realizohet.Prandaj, këto lojëra me fjalë nuk janë asgjë më shumë se deklarata publike të papërgjegjshme, me të cilat tentohet të hutohet një pjesë e vogël e shoqërisë, ndërkohë që shumica dërrmuese e qytetarëve e di tashmë se kjo është e pamundur.
Sa më e humbur të jetë opozita në rolin e saj opozitar, aq më shumë barrë i shton vendit. Opozita është aty për të kritikuar dhe për të propozuar alternativa, e jo për ta mashtruar publikisht opinionin.
Deklaratat e fundit rreth kësaj teme janë vetem një mashtrim i hapur.