VV: Shpifjet e PDK-së janë produkt i frikës nga humbja e pushtetit

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 19:03 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media, ka vlerësuar se rënia e ndjeshme e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ku humbi 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka tronditur aq shumë këtë parti, saqë duket se e ka të pamundur këndelljen, prandaj edhe ka filluar një fushatë shpifëse që e bën aq të dukshme gjendjen e rëndë të saj.

Komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

SHPIFJET E PDK-SË JANË PRODUKT I FRIKËS NGA HUMBJA E PUSHTETIT

Rënia e ndjeshme e PDK-së në zgjedhjet e fundit, ku humbi 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka tronditur aq shumë këtë parti, saqë duket se e ka të pamundur këndelljen, prandaj edhe ka filluar një fushatë shpifëse që e bën aq të dukshme gjendjen e rëndë të saj. Dyfishimi i VETËVENDOSJE!-s në anën tjetër, që ka bërë që të jemi partia më e madhe në vend, e ka futur në panik të thellë këtë parti, e cila për vite tëtëra përmes klanit “Pronto” e ka kapur në gjitha format shtetin dhe tashmë po frikësohet nga çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit.

Së fundi, nga zyrtarë të kësaj partie u plasua shpifja se deputeti Dardan Molliqaj dha dorëheqje nga pozicioni i Sekretarit Organizativ për shkak të presionit nga ambasadat, shpifje kjo e rradhës, e cila është manifestim i frikës që klani “Pronto” e ka nga qeverisja e VETËVENDOSJE!-s dhe vendosja e një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë.

Deputeti Molliqaj, i cili renditet në mesin e dhjetë deputetëve më të votuar në vend, i ka dhënë tashmë arsyet e dorëheqjes, të cilat përmblidhen në angazhimin e mëtutjeshem që ai do ta ketë në Kuvend për ta luftuar klanin “Pronto” së bashku me deputetët e tjerë të VETËVENDOSJE!-s, e cila do ta ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend. Dhe pikërisht kjo luftë të cilën e kanë frikë aq shumë ky klan krimnal, është arsyeja pse PDK ka filluar të sajojë shpifje, të cilat në asnjë mënyrë nuk do ta shpëtojnë nga rënia e vazhdueshme dhe përgjegjësia që duhet ta japin për dëmin që i kanë shkaktuar vendit.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar dhe do të angazhohet fuqishëm për një mendësi të re qeverisëse, e cila çrrënjos krimin dhe korrupsionin, si dhe mundëson një shtet të së drejtës, një shtet zhvillimor e social. Kjo sigurisht që është e papranueshme për klanin “Pronto” sepse një shtet i tillë që vë në pah veprimntarinë e tyre krimale dhe i mbanë përgjegjës për të, është i frikshëm për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme