Wenger e do rolin e trajnerit në Real Madrid apo Bayern Munich

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 26: Arsene Wenger, manager of Arsenal looks on during the Barclays Premier League match between Crystal Palace and Arsenal at Selhurst Park on October 26, 2013 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Prishtinë | 19 Tet 2018 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Arsene Wenger dëshiron me gjithë qejf t’i rikthehet futbollit duke marrë drejtimin e njërit prej dy gjigantëve të futbollit botëror, Bayern Munichut apo Real Madridit, raporton Le Parisien.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e konfirmoi ditë më parë se nga fillimi i vitit të ardhshëm do t’i rikthehet zejes së trajnerit, pas më pas se një viti pushim, transmeton Gazeta Express.

Francezi ka opsione të panumërta para vetes, me ekipin kombëtar të SHBA-së apo një rol të ngjashëm në Kinë që e presin, derisa Paris Saint-Germain e synon atë në rolin e drejtorit sportiv.

Wengeri, megjithatë, e dëshiron rolin e trajnerit në një klub të madh evropian, me Bayernin apo Realin si në listën e të preferuarve të tij.

Wengeri i kaloi plot 22 vite si trajner i Arsenalit, para se të largohej në fund të sezonit që lamë pas.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme