Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij.
Siç ka thënë Rama, për Kosovën, përveç tjerash, Shqipëria është shteti më i prirur për bashkëpunim.
Kryeministri shqiptar, gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive, ka thënë se është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare, nuk njeh gjysmë shtete.
“Ne i kemi mirëpritur dhe mirëpresim të gjitha dinamikat dypalëshe apo shumëpalëshe. Por vonesat në procese si Interpoli janë shfaqje dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë që për fat të keq gdhijnë me skema për tu viktimizuar në sytë e botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shfaqur vullnetin për të tejkaluar të shkuarën”, ka thënë Rama.
Ai ka folur edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij, nuk është gjithmonë i sinqertë nga ana tjetër.
“Kosova është shëmbëlltyra më kuptimplotë e dëshirës për paqe dhe mishërimi më domethënës i vullnetit për dialogu dhe ndërveprim të sinqertë. Kosova ka treguar se është e aftë të luaj rolin e saj ndërkombëtar, ka bërë përparim thelbësor në rrafshin rajonal. Ne nuk mund veç të konstatojmë se në dialogun me Serbinë, Kosova ka përparuar”.
Megjithatë, sipas Ramës, përpjekjet e Serbisë kanë cenuar këtë “rrugëtim”.
Përveç pamundësisë së depërtimit të produkteve të Kosovës në Serbi, si bllokadë të Serbisë, Rama ka përmendur edhe një moment kur një ministri kosovar i kërkohej që në një fjalim të tij, të hiqej fjala Republika e Kosovës.
“What the fuck” do të thuhej në Bashkimin Evropian.