WiFi falas në sheshin e Ferizajt

Prishtinë | 10 Sht 2025 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt njoftoi se WiFi do të jetë falas në sheshin e Ferizajt.

“Të dashur qytetarë të Ferizajt!

Me kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Ferizajt është përzgjedhur komunë përfituese nga iniciativa WiFi4WB, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë përmes projektit EU4Digital përmes së cilës javëve në vijim, përmes Operatorit Vala Telekomi i Kosovës do të kryhen instalimet e nevojshme ashtu që qytetarët, bizneset dhe çdo vizitorë i Ferizajt do të kenë mundësi të shijojnë qasje të shpejtë dhe falas në internet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme