Winks drejt largimit nga Tottenhami, rrezikon ta humbë edhe Evropianin

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Harry Winks mund të largohet nga Tottenhami në muajin janar, apo ta rrezikojë vendin tek Anglia për Kampionatin Evropian, shkruan “Mirror”.

Mesfushori nuk e ka luajtur asnjë ndeshje në Premier League si titullar që prej muajit shtator, dhe po ka minutazh të limituar nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho këtë edicion.

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, e ka përfshirë Winksin në skuadër në ndeshjet e fundit.

Megjithatë, ai ka bërë me dije se vetëm futbollistët që luajnë rregullisht me ekipet e tyre, do të përfshihen në listën përfundimtare për Kampionatin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme