Xavi me fjalë të mëdha për Lewandowskin

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Tashmë nuk është sekret se Barcelona ka shprehur interesim për Robert Lewandowskin.

Sulmuesi polak është i gatshëm për një eksperiencë të re dhe mediat polake kanë shkruar dje se futbollisti mund t’i bashkohet gjigantit katalunas, me të cilin mund të nënshkruajë kontratë trevjeçare, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse drejtuesit e Bayern Munichut e përgënjeshtruan lajmin për largimin eventual të lojtarit, gjiganti katalunas nuk ka hequr dorë ende nga lojtari më i mirë në botë në dy vitet e fundit, i shpallur nga FIFA.

Madje, trajneri Xavi Hernandez e ka lavdëruar ish-futbollistin e Borussia Dortmundit, por që nuk deshi të fliste shumë për të, për ta respektuar klubin aktual të lojtarit.

“E kuptoj pyetjen, por nuk është momenti për të folur për të. Është një lojtar që e respektojmë dhe e vlerësojmë dhe mendoj se është një element i shkëlqyeshëm. Por, ne jemi të koncentruar për sfidën e nesërme ndaj Eintrachtit”, deklaroi trajneri i ri spanjoll në konferencë për shtyp.

Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por nuk ka pranuar ta vazhdojë atë. 

Të ngjashme