Xella International Kosova – investim milionësh gjerman në Kosovë

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 15:11 | Nga

Zëvendës ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Faruk Nura ka pritur në një takim drejtorin e kompanisë ndërkombëtare Xella International, Fadil Abdullahu, me të cilin kanë diskutuar për punën të cilën kjo fabrikë në Kosovë është duke e bërë.

Fabrika Xella Kosova në Lipjan është njëra ndër filialet e ndërmarrjes Xella International, e cila destinimin e saj e ka orientuar në prodhimin e produkteve silikate – Silka.

Zëvendës ministri Nura, po ashtu e informoi drejtorin e kësaj kompanie lidhur me përparësitë që investitorët e jashtëm do ti kenë në bazë të ligjit të ri për investime strategjike.

Rezultatet e ekspertizave që iu bënë rërës karakteristike që gjendet në rrethinën e Lipjanit sollën investimin e ndërmarrjes Xella International prej afro 11 milion euro për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e bllokave dhe tullave silikate.

Kjo fabrikë është njëra në mesin e rreth 120 fabrikave të korporatës Xella International në botë.

Të ngjashme