Pas deklaratave të kreut të Lulzim Bashës se krimi është më aktiv se kurrë në të gjithë vendin, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar duke paraqitur shifra dhe duke e akuzuar Bashën si ministrin më të paaftë.
Në një postim në Twitter ai ka publikuar një shkrim të Forbes, që shkruhet se Tiranë është vendi më i sigurt në Evropë.
Po ashtu ministri ka publikuar dhe shifrave vrasjeve në vitet kur ka qeverisur Basha dhe të vitit 2018.
Postimi i Xhafajt:
SHPIFJE dhe E PAVËRTETË! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”.
Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E VËRTETA flet me shifra më shumë se me fjalë!