Xhaferi e quan të tejkaluar idenë e shkëmbimit të territoreve

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 09:03 | Nga

Talat Xhaferi, që është në krye të njërit prej institucioneve më të rëndësishme shtetërore në Maqedoni, e quan të tejkaluar idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan.

Ndonëse ka thënë se nuk flet prej këtij pozicioni, por prej atij të një njeriu që është gjatë në politikë, në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se nuk duhet menduar për ide të tilla.

“Mendoj se nuk është një ide e mirë të mendohet në atë drejtim. Mendoj se çështja në fjalë është e tejkaluar tash një kohë të gjatë dhe të menduarit i gjithë neve duhet të jetë integrimi drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Xhaferi.

“Ajo logjikë së paku për proceset integruese është e tejkaluar”, ka thënë ai.

Xhaferi ka treguar se fund të marsit do të takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme