Xhaferi projektbuxhetin e vitit 2021 e quan të padrejtë për Vushtrrinë

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka parë të padrejtë projektbuxhetin e vitit 2021 për këtë komunë.

Ai thotë se “për ta ndrequr sado pas këtë padrejtësi ndaj Vushtrrisë” i ka propozuar pesë amandamente në Komisionin për Buxhet dhe Financa, teksa shton se të gjitha kërkesat i kanë dërguar me kohë “por janë injoruar nga ministritë e linjës”.

Në Facebook, Xhaferi ka shkruar se projektet e kërkuara janë jetike për komunën e tij dhe se fton deputetët t’i përkrahin.

Amandamentet e propozuara nga Xhaferi për projektet:

  1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri
  2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)
  3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë
  4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”
  5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.

Më 64 vota për, Kuvendi i Kosovës të hënën ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme