Xhaferi: Si kryetar i Kuvendit s’do të lejoj uzurpimin e institucioneve

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 19:15 | Nga

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas marrjes së besimit të shumicës parlamentare, ka dhënë edhe betimin solem, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi me këtë rast u është drejtuar të pranishmëve dhe qytetarëve të vendit duke thënë se nuk do të lejojë që të uzurpohen institucionet e vendit.

”Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë, edhe pse për herë të parë në këto kushte zgjedhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i vetëdijshëm për detyrën historike që e pranoj, zotohem se do jem kryetar që do të punojë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. U falenderoj për besimin që më keni dhënë. Si kryetar i zgjedhur edhe në këto rrethana, në asnjë mënyrë nuk do të lejoj uzurpimin e institucioneve”, deklaroi Talat Xhaferi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme