Xhaka i premton besnikëri Arsenalit

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kosovar që luan me Zvicrën, Granit Xhaka, i ka premtuar besnikëri klubit të Arsenalit, por në të njëjtë kohë ka shprehur dyshime nëse trajneri spanjoll Uani Emery ka bërë progres me ekipin që kur e mori drejtimin e skuadrës në verën e kaluar.

“Nuk e di nëse ekipi ka bërë progres apo jo me Emery, nuk jam personi i duhur për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje”, ka thënë ai.

I pyetur nëse mund të largohet këtë verë, Xhaka ka deklaruar, “Unë? Jo, kam kontratë me Arsenalin”.

Megjithatë, kosovari nuk është i sigurt për shokët e skuadrës për të cilët thotë se mund të largohen pasi Arsenali nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton kp.

Pas humbjes ndaj Chelseat në Baku, Arsenali do të luajë për të tretin vit radhazi në Europa Ligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme