Xhaka krahasohet me legjendën franceze

Prishtinë | 29 Gus 2016 | 12:14 | Nga

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, po tregon paraqitje të mira me ekipin e tij, Arsenal.

Fundjavën që shkoi, ata shijuan fitoren e parë në Premier League, kur si mysafir e mposhtën Watfordin, me rezultat 3:1.

Xhaka ka marrë lëvdata nga trajneri i tij, Arsene Wenger, i cili e ka krahasuar kosovarin me legjendën franceze Emmanuel Petit.

“Ai është një djalosh i cili luan natyrshëm me topit. Ai ngjason pak me Petit në mënyrën se si luan futboll. Atij i pëlqen të jep topa të mirë të gjatë dhe të jetë në dispozicion me qendërmesfushorët tjerë”.

“Besoj se ai ka një përzierje të mirë të topave të shkurtë dhe të gjatë dhe kjo është e rëndësishme për mesfushën tonë. Ne luajmë një lojë të bazuar në pasime të shkurt, por në disa raste me topa të gjatë pasi na jep mundësi të marrim pak frymë dhe krijojmë hapësira”, ka thënë Wenger.

LEXO EDHE: 

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/sport/ragip-xhaka-ka-nje-porosi-per-ata-qe-e-quajne-tradhtar-granitin/

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme