Xhaka merr vendimin e parë pas telasheve me tifozët e Arsenalit

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Situatë aspak e mirë për Granit Xhakën te Arsenal.

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës ka prishur raportet me tifozët në ndeshjen e fundit të Premierligës kundër Crystal Palace.

Lojtari është fishkëllyer shumë nga tifozët, derisa po largohej nga fusha për t’i lënë vendin Bukayo Saka.

Xhakës nuk i pëlqyen reagimet e tifozëve, duke iu kundërvënë mënjeherë me reagime.

Derisa në mediet angleze po diskutohet shumë nëse Xhaka duhet të vazhdojë të mbetet kapiten i Arsenalit, ky i fundit tashmë ka bërë veprimin e parë.

Xhaka ka ndryshuar fotografinë e profilit në Instagram, nga ajo me shiritin e kapitenit të Arsenalit, te fotografia me shirit të kapitenit të Zvicrës./Lajmi.net/

Të ngjashme