Xhaka për Arsenalin: Gjithmonë në zemrën time

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Të enjten mbrëma, Granit Xhaka u rikthye sërish në stadiumin “Emirates” të Arsenalit.

Mesfushori kosovar e përcolli nga afër ndeshjen e “Topçinjve” ndaj West Ham United, në të cilën pësuan humbje me rezultatin 0:2 – shkruan Gazeta Express.

Xhaka shprehu sërish dashurinë e tij për klubin nga Londra, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Gjithmonë në zemrën time”, shkroi 31-vjeçari.

Të ngjashme