Bashkëlojtarët në Arsenal, Granit Xhaka dhe Rob Holding, u desh të ndahen nga kolegët e tyre gjatë ndeshjes kundër Leeds Unitedit, pasi që filluan të ziheshin me fjalë me njëri-tjetrin në fushën e lojës.
Rob Holding, i cili po e bënte paraqitjen e tij të parë që kur ishte lënduar, ishte i zemëruar me mesfushorin me origjinë shqiptare që nuk ishte afruar për ta marrë topin.
Holding e kishte humbur topin në atë moment të pjesës së parë, kur skuadra e Arsenalit nuk arrinte të kuptohej mirë për të kaluar në epërsi.
Por, Xhaka nuk ishte i gatshëm t’i merrte këto kritika nga bashkëlojtari i tij dhe e kundërshtoi atë. Në zënkën mes Xhakës dhe Holdingut u desh të ndërhynin portieri Emi Martinez dhe mbrojtësi Sokratik.
Në fund, Arsenali arriti ta fitojë këtë ndeshje të rundit të tretë të FA Cup, falë golit të shënuar nga Reiss Nelson në minutën e 55-të të ndeshjes./GE