Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka thënë se aderimi i saj në këtë subjekt partiak nuk ka ndodhur për interesa personale të përfitimit të ndonjë pozite.
Në Info Magazine të Klan Kosova, Xharra tha se nuk ka kërkuar ndonjë pozitë nga PDK-ja e aq më tepër të jetë dhe në listën e deputeteve.
Veç tjerash ish gazetarja e njohur tha se nëse gjatë punës së saj në Partinë Demokratike të Kosovës hasin në ndonjë parregullsi apo korrupsion, ajo përfundon duke thënë se pret padi nga secili prej qytetarëve,.
”Me PDK-në nuk ka pasur biseda të pozitave. Nuk kam kërkuar pozitë”.
”Nga PDK, nuk kam kërkuar pozitë apo të hyjë në listë për deputete”.
”Kam një vizion të cilin ende nuk e kemi shpalosur në detaje, është relacioni i Kosovës me Perëndimin”.
”Ne duhet të kemi qëndrim. Kam ndërtuar karrierë duke luftuar korrupsionin. Secili e mban përgjegjësinë mbi supet e tij. E di sa herë kam kritikuar LDK-në. Vjosa Osmanit e cila është brilante, nuk i është dhënë mundësia as të kandidojë”.
”AAK është kryesisht që rreth vetes ka familjarë. Ndoshta me rikthimin e Haradinajt ky subjekt mund të ndryshojë. Me VV kam qenë në protestat e tyre, por nuk e mbështes në kauza të rrejshme. Në momentin që unë kam kritikuar ata më kanë linçuar. Ka pjesë të Shoqërisë Civile që kanë krijuar dhe luks të madh”.
”VV e kanë gabim jo vetëm ndaj meje, por, secili që ka ngrit zërin dhe nuk është pajtuar dicka me ta ata gjithmonë kanë linçuar. Fisnik Ismajli ka përfituar nga ky pushtet e mua më konsideron të pamoralshme. Le të nxjerr fakte ai. U befasova me disa individë me të cilët më njohur më tepër se sa fytyrë publike. Kur te sqaron Fisnik Ismajli milionat nga pushteti atëherë merrem me të unë. Ai ka qenë një ndër përfituesit më të mëdhenj nga ky pushtet”.
”Problemi është tek arrozioni që shfaqin. Them më lejoni dhe shihni punën time që do të bëjë. Nëse gjeni ndonjë parregullsi apo ndonjë gjë korruptive lirisht pres padi. Është e pamoralshme të më kryqëzojë në një mënyrë të tillë derisa kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë gjë”.
”Unë po e shoh një PDK tjetër dhe shoh sinjale të ndryshimit, prandaj kam vendosur të jem pjesë e saj. Tash po shoh një sinjal për reformim brenda PDK-së”.
”Kam shumë me fol për Shoqërinë Civile. Derisa zyrtarët kërkohet të deklarojnë pasurinë e tyre, atëherë edhe ky dikaster le të deklarojë pasurinë e tyre pasi kanë përfituar miliona nga shteti. Zonja Lama ka shkuar ka bërë tregti për votën që ka dhanë. Nuk do të marr asnjë post dhe nuk kam shkuar për shkëmbim. Lama ka shkëmbyer postin për votën e Presidentit”