Ish-gazetarja Arbana Xhara, e cila para disa ditësh iu bashkua Partisë Demokratike, iu është kthyer statuseve në faqen e saj në Facebook.
Derisa në të kaluarën, ajo shkruante kryesisht kundër pushtetit, sot ajo ka folur për një “Fillim të Ri” në Kosovë, që është slogani i PDK-së, shkruan EO.
Xharra, e cila duket se do të kryejë detyrën e këshilltares së Kadri Veselit, ka publikuar një fotografi nga pritja që bashkë me shefin e ri, patën sot në ndërtesën e Kuvendit për presidentin në largim të Shqipërisë, Bujar Nishani.
“Sot gjatë pritjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Kur të mëdhenjtë dhe të përvojshmit të japin kurajo vizionet të duken edhe shumë më afër. Për Kosovën është vërtetë një Fillim i Ri dhe atë me shumë hapa të sigurt. Koha e përgjegjësive, por edhe shpresave të mëdha që Kosova të bëhet shtet shembull i rajonit brenda kontinentit perëndimor – forcën dhe energjinë e kemi”, ka shkruar e sapoaderuara në PDK.
Sidoqoftë, shumica e komenteve të lexuesve janë negative, duke mos e tumirë veprimin e Xharrës për aderim në partinë, të cilën e kishte kritikuar vazhdimisht.