Xhavit Drenori me shprehje banale i kërkon PDK-së t’i paguajë borxhet

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 12:31 | Nga

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur i cili dikur pretendonte postin e Kryetarit të komunës së Drenasit, është parë i revoltuar ndaj obligimeve të pakryera të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në degën e kësaj komune.

Duke qenë se sipas tij PDK në Drenas ka borxh me vlerë prej 576.35 euro ndaj Ujësjellësit ”KRU Prishtina”, ai ka vendosur edhe një pano në dyert e zyrës së tyre, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ndërsa ai apelon nga qytetarët për të reflektuar ndaj kësaj çështje, në panon të cilën ai ka vendosur, vërehen qartë gabime drejtshkrimore e po ashtu gjuha e tij e përdorur ka shprehje banale:

Sipas tij vlera e dëmeve që PDK i ka shkaktuar komunës në Drenas nga kjo zyrë e degës së saj arrin deri në 50 mijë euro, njofton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme