Xhaxhai i Aurona Pelajt i shokuar, tregon se si e përjetuan familjarët lajmin tronditës

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Emisioni “Piranjat” kanë trajtuar këtë të diel ngjarjen e rëndë që bëri bujë në të gjithë kufijtë shqiptarë dhe jo vetëm, atë të dhunës së ushtruar nga një infermiere në Pejë ndaj të moshuarës, e cila ishte dhe nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj.

Në këtë emisionin babai i infermieres, Aurona Pelajt me lot në sy thotë se ende nuk beson se ka ndodhur ky rast.

“S’e kam besu kurrqysh që ka me më ndodhë ky rast. Nuk e kam taku viktimën, jemi duke negociuar si me u taku. Jam shumë i shqetësuar”, është shprehur ai.

Ndërsa xhaxhai i Auronës thotë se nga ky rast është i shokuar dhe nuk është në rregull fizikisht e as emocionalisht.

“Na ka shokuar të gjithëve. Siç thotë një fjalë popullore ruana Zot prej momentit të lig. Nga ai moment nuk jam në rregull as fizikisht as psiqikisht. Ne kemi kërku dhe prap kërkojmë falje edhe opinionit edhe gjithë familjes. Kjo është e pabesueshme, u dasht gratë me i çu në emergjencë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme