Blerim Xhemaili, mesfushori shqiptar i Zvicrës tashmë në pension, thotë se të rinjtë janë duke ndërtuar një skuadër të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.
Zvicra, që eliminoi favoritin numër një në Euro 2020, Francën, pas pak, nga ora 18:00 përballet me Spanjën e talenteve.
Para këtij takimi ka folur edhe Xhemaili që numëron 69 ndeshje me Zvicrën dhe ka shënuar 10 gola, por tashmë ka varur atletet.
“Tani që disa prej ne futbollistëve më të vjetër kemi ndalur së luajturi, të rinjtë kanë marrë më shumë përgjegjësi dhe këtë po e tregojnë në fushë”, tha Dzemajli para ndeshjes.
Ai shtoi për Sky Sport: “Për mua nuk është befasi (arritja e Zvicrës në Euro 2020) kur i shoh emrat në skuadrën e Zvicrës. Por mund të them se ky rezultat është i papritur nëse shikojmë ndeshjet e para”.
Xhemaili është pensionuar nga Kombëtarja e Zvicrës, por ai vazhdon të luajë në nivel klubesh.
Këtë verë është rikthyer te klubi i fëmijërisë, FC Zurich.