Zëvendëskryeministri Bislimi është kritikuar për deklaratën e tij se do të hapen arkivat e UÇK-së.
Ky vërtetim, është dokumenti i vetëm i shkruar, që dëshmon se Xhevdet Qeriqi, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njëjtë si ky, edhe pjesëtarët e tjerë, identifikohen në këtë formë.
Kujtime të tjera të shkruara nga periudha e luftës nuk kanë, pasi që thonë se atëbotë ishte e pamundur të komunikohej në formë të shkruar.
Kësisoj Xhevdet Qeriqi, Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, thotë se UÇK-ja nuk kishte arkiv.
Qeriqi ka një pyetje për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.