Xhiroja e Burdushit, krekosje dhe neveri

Prishtinë | 05 Sht 2023 | 18:52 | Nga Dardan Molliqaj

Paskan qenë dukë pritur në njërën këmbë. Si ta gjejmë një arsye për t’i hipur xhipit? Për ta shndërruar luksin në virtyt e krenari.

Pasuria e konfiskuar sepse ishte pasuri e zhvatur prej njerëzve, nuk po iu kthehet atyre. Ajo po bëhet mbulesë për ta vulosur arrogancën dhe çallmin e pushtetit. Kjo pasuri nuk i është marrë Qeverisë, por njerëzve. Prandaj, kjo lojë xhipash nuk dallon nga një tender luksi. Fare lehtë mund të shiteshin, pushteti pastaj do t’i pjestonte me numër bukësh.

Mbi të gjitha, dallimi i vetëm na qenka nëse u fitua ligjshëm apo jo pasuria. Kjo është heqje dorë nga trajtimi i pabarazisë si shkak strukturor. Kështu, ka vetëm keqbërës dhe pasunarë me taban. Sigurisht, kush e vozit xhipin e Burdushit është i sërës së dytë.

Të ngjashme