Xhudistet britanike marrin mësime në Kosovë

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Tri xhudiste britanike i kanë nisur stërvitjet në Kosovë.

Ato tashmë e kanë përfunduar stërvitjen e parë në Qendrën Nacionale të Xhudos.

Kjo u bë e ditur nga klubi i xhudos Bradley Stoke Judo Club, i cili është një nga klubet më të suksesshme në Britani.

Kosova njihet si vend tejet i suksesshëm në sportin e xhudos.

Vendi ynë i ka të fituara tre medalje të arta në dy Lojëra Olimpike, në “Rio 2016” dhe “Tokyo 2020”.

Të ngjashme