Xinjiang është “i lirë” nga Coronavirusi

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Gazeta shtetërore kineze Global Times ka njoftuar  se Xinjiang është “i lirë” nga Covid-19 dhe goditi “thashethemet” për infeksionin tek njerëzit në “kampet e riedukimit” në rajon.

Zëdhënësi i qeverisë në Xinjiang, Elijan Anayt tha në një konferencë për shtyp të enjten se disa forca të “Turkistanit Lindor” jashtë Kinës ishin “duke thënë gënjeshtra për të njollosur” Xinjiang, dhe e quajti këtë “qesharake në çdo mënyrë”.

Autoritetet thonë se të gjithë 73 pacientët me koronavirus  në Xinjiang janë “shëruar dhe liruar nga spitali” dhe asnjë rast i ri nuk është raportuar për “20 ditë rresht”, raporton BBC.

Të ngjashme