Yll Rugova emërohet zv.ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Yll Rugovën, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Yll Rugova, u lind më 1984 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet bazike dhe ato të masterit për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.

Ka qenë Drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fillim të legjislaturës së fundit. Themelues i hapësirës ekspozuese për artet pamore “Motrat” në Prishtinë, ndërkohë që ka ushtruar veprimtarinë profesionale kreative edhe përmes grupit të dizajnit “Tembelat”.

Shquhet si aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar në protesta dhe aktivitetet tjera politike.

Të ngjashme