Ylli Hoxha është njeriu i parë i Lëvizjes Vetëvendosje që ka folur për rikandidimin e Shpend Ahmetit edhe për një mandat në krye të Prishtinës.
“Në raport me Prishtinën, mendoj, se nuk ka kuptim të mendohet për kandidatura tjera”, ka thënë Hoxha, në një intervistë për Tribuna Channel.
Shpend Ahmeti është i vetmi nga Lëvizja Vetëvendosje që ka marrë pozitë udhëheqëse në një komunë të Kosovës.
Shpend Ahmeti ishte themelues i Partisë “FER”, e cila u shua dhe iu bashkua Vetëvendosjes.
Një pjesë e ekipit të Komunë së Prishtinës, përfshirë edhe Nënkryetarin Dardan Sejdiu, janë ish-anëtar të FER-it.
Kurse, Hoxha ka qenë zëdhënësi i partisë ORA, të themeluar nga Veton Surroi.