Ylli i Danimarkës për anglezët: Nuk janë shumë të mirë se ne

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi Andreas Christensen ka thënë se Danimarka mezi pret të përballet me Anglinë në Wembley në gjysmëfinale të Euro 2020, pavarësisht se skuadra e Gareth Southgate është favorite.

25-vjeçari ka qenë një gur në qendrën e mbrojtjes daneze gjatë këtij turne dhe beson se ekipi i tij i zotëron gjithçka që nevojitet për ta brengosur Anglinë të mërkurën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Kasper Hjulmandit mund të mos ketë shumë lojtarë që luajnë në ekipet e mëdha evropiane, por danezët nuk frikësohen nga ekipi i parë anglez për shkak të emrave që mbajnë.

“Ndiej se ne zotërojmë cilësi për të luajtur kundër çdokujt. Si ekip, do të thosha, ata nuk janë shumë më të mirë”, tha Christensen të hënën.

Christensen mezi pret të përballet me Harry Kane, sulmuesin kryesor të Anglisë me të cilin është përballur disa herë në të kaluarën në derbit e Londrës.

“Ne i dimë cilësitë e tij dhe të gjithë e kanë nga një ide se çfarë mund të bëjmë për ta ndalur atë. ai është i mirë me të dy këmbët dhe njëri prej shënuesve më të mirë në botë”, shtoi ai. 

Të ngjashme