Federico Bernardeschi ka pohuar se UEFA do të ishte e çmendur nëse do ta pezullonte Ronaldon, për mënyrën e festimit të tij në fitoren e Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
UEFA është duke e hetuar Ronaldon për sjellje të pahijshme pasi portugezi e imitoi Diego Simeonen për festimin e tij eksplicit pas rikthimit sensacional të Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.
“Nuk mendoj se kam çfarë të shtoj këtu”, tha Bernardeschi në konferencë për media.
“Është diçka e cila nuk ka nevojë të shikohet apo vlerësohet, por pezullimi do të ishte çmenduri. Ishte një festim, një gjest”, shtoi ai.
Vendimi për Ronaldon do të merret të enjën në takimin e radhës të Organit Etik dhe Disiplinor të UEFA-s.