Ylli i Kosovës shprehet haptazi se është tifoz i Chelseat

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Chelsea triumfoi 4-1 në finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit, e kjo ka gëzuar veçmas tifozët blu.

E duket se një tifoz të zjarrtë klubi londinez e ka yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Vojvoda e ka shprehur haptazi mbështetjen e tij që ka për klubin e Chelseat, sidomos pas triumfit të mbrëmshëm, shkruan lajmi.net.

Ai në rrjetin social ‘Instagram’ ka publikuar dy foto me mbishkrime interesante për ekipin e Maurizio Sarrit.

Ndryshe, Vojvoda është i ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e qershorit, që Kosova i zhvillon ndaj Malit të Zi (7 qershor) dhe Bullgarisë (11 qershor).

Mbrojtësi i djathtë gjithashtu ditë më herët zyrtarizoi kalimin te skuadra belge, Standard Liege. 

Të ngjashme