Ylli i “Monty Python”, komediani Terry Jones vdes në moshën 77-vjeçare

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Terry Jones, një prej komedianëve që u bë i njohur në sajë të “Monty Python”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare nga sëmundja e demencës.

Sipas agjentit të Jones, legjenda e komedisë vdiq të martën në mbrëmje.

Në një deklaratë, familja e tij tha se vdiq, “pas një beteje të gjatë, tejet të guximshme, por gjithnjë me humor të mirë me një formë të rrallë të çmendurisë”.

Eric Idle, John Cleese, Michael Palin, Graham Chapman, Terry Gilliam dhe Jones ishin anëtarët grupit që bënë revolucion në konceptet e komedisë – “Monty Python”.

Përveç kësaj të fundit, Jones u shfaq edhe në seri të tjera televizive përfshirë “The Life Of Brian”.

Në vitin 2016, ai u diagnostikua me çmenduri frontotemporale.

Gruaja e Jones, Anna Soderstrom dhe fëmijët Bill, Sally dhe Siri, thanë: “Të gjithë kemi humbur një njeri të llojit, qesharak, të ngrohtë, krijues dhe me të vërtetë të dashur, me personalitetin e pa kompromis, intelektin e pamëshirshëm dhe humorin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë kënaqësi miliona njerëzve në gjashtë dekada”, transmeton telegrafi.

“Puna e tij me Monty Python, librat, filmat, programet televizive, poemat dhe vepra të tjera do të jetojnë përgjithmonë”, thanë në vazhdim ata.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme