Ylli kinez Zhang triumfon me nokaut spektakolar

Prishtinë | 08 Nën 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Ylli kinez i kategorisë së rëndë në boks Zhilei Zhang, ka shënuar një fitore me nokaut spektakolar mbrëmë në Florida.

Zhang, medalist i argjendtë nga Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, e nokautoi amerikanin Devin Vargas, në raundin e katërt.

Për Zhangun 37-vjeçar është fitorja e 22-të në boksin profesionist nga po aq meçe, 17 prej tyre i ka me nokaut. Vargas ka pësuar humbjen e shtatë karshi 22 fitoreve.

Zhang po shpreson që së shpejti të arrijë deri te një luftë për një titull të madh në boksin profesionist.

Të ngjashme