Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka deklaruar se viti 2025 është shoqëruar me amulli dhe mungesë serioze planifikimi në sektorin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Ymeri theksoi se Kosova ka arritur importin më të lartë ndonjëherë të energjisë elektrike, rreth 247 milionë euro (pa përfshirë muajin dhjetor), kryesisht për shkak të rritjes së sasisë së importit dhe jo të çmimit bazë.
“Amulli konfuzion, edhe rritje importi, vitin 2025 nuk është bërë deri në dhjetor nuk është publikuar plani për vitin 2025, nuk është publikuar ende dhe nuk ka as draft për aprovim për vitin 2026. Në ndërkohë kemi shkuar në importin më të lartë të gjitha kohërave me 247 milionë euro pa dhjetorin, gjithçka që është bërë ka rezultuar në import më të madh. Gati gjysmë të viti nuk ka punuar B2, për shkak të ndërhyrjeve që i kanë bërë në B2 por kjo nuk do të thotë që na është dashur ta paguajmë të gjithën me import, dhe me fatura të larta. Në vitin 2025 nuk është me rëndësi shumë çmimi, në fakt është me rëndësi por çka ka ndodh nuk është rritja e çmimit bazë, është rritja e sasisë së importit, që e ka karakterizuar shumën në fund prej 247 milionë, është abuzuar me sasi dhe mos planifikuar, nuk është planifikuar në kohë. E kuptoj që me bë ndërhyrje në termocentrale duhet me ndal patjetër, por duhet me organizuar importin dhe në fund mos me thënë që ka mundësi me i rrit juve faturat e energjisë elektrike, por me i marrë për përgjegjësi vet qeveria”, deklaroi Ymeri.
Sipas saj, përgjegjësia kryesore bie mbi ZRRE-në, Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë, ndërsa pasojat më të mëdha po i bartin ekonomitë familjare, të cilat përbëjnë rreth 50 për qind të konsumit.
“Për rritjen e importit e ka pasur ZRRE-ja me bë planifikimin secili i ka përgjegjësitë e veta për mos organizim është ZRRE, Ministria e Ekonomisë dhe në fund Qeveria. ZRRE-ja ka pasur vetë me aprovuar planin energjisë elektrike, vet me bë raporti, vet me aprovuar ndryshimin e tarifave dhe në fund e merr rol të pavarur që vetëm i pavarur nuk del të jetë. Nuk mundet me u ç’kap nga përgjegjësisa por në këtë fuqi ekzekutive ka më së shumti Ministrja e Ekonomisë dhe vet Qeveria e cila e ka përmbys në fajde elektrike të energjisë elektrike popullin për sa vite tani. Populli është dëmtuar, 50 për qind e konsumit është ekonomitë familjare jo në drejtim komercial, cakto që bëhet në sektor të energjisë elektrike për momentin më së shumti e afekton ekonomitë familjare”, potencoi ajo.
Ajo shtoi se ndonëse Kosova nuk ka tarifat më të larta të energjisë në Evropë, destabiliteti energjetik dhe standardi i ulët jetësor e bëjnë situatën të padrejtë.
Zgjidhja, sipas saj, qëndron në planifikim vjetor, transparencë në import, investime në Termocentralin B dhe zhvillim serioz të burimeve të ripërtërishme.
“KEK-u nuk ka kapacitet me prodhuar komplet konsumin e energjisë elektrike por është dashur me u punuar në burimet e ripërtrijshme, përndryshe po dëgjoj prononcime që është thënë se nuk do të ketë fare energji elektrike do të jemi në terr, po kjo nuk është e mundur për shkak që është mundësi e importit por varet kush e paguan, pra ke mundësinë për me pagu importin ke mundësi me punuar me burimet e ripërtrijshme faktikisht këto mundësi nuk janë shfrytëzuar, rritja e energjisë elektrike nuk ndikon vetëm në familje, ndikon edhe me anë të çmimit të produkteve, pra është një ndikim i dyfishtë për neve, prandaj po shihet si e papërballueshme sepse rritje edhe çmimin e produkteve të tjera të kishte qenë vetëm energjia si rritje e izoluar nuk ishte kuptuar aq shumë sa është që ndikon në ekonominë e secilit prej neve. Tarifat nuk i ka më të shtrenjta të energjisë elektrike në Evropë Kosova, por ka destabilitet të energjisë, me pasur ne standardin jetësor ku e kemi dhe me paguar energjinë elektrike më së shtrenjti kjo nuk ka kuptim. Ne jemi me standard të Unionin Evropian, 70 vjet na ndajnë, është bërë studim për këtë punë. Me pasur 70 vjet diferencë dhe me paguar më së shumti ne besoj që është bërë më e madhe kjo punë, por ka de stabilitet edhe ka lënie të përgjegjësisë tek popullata me importe. Gjendja përmirësohet me organizmin e importit në suaza vjetore, organizimi i rrugëve të importit, planifikimi, me siguruar importin në mënyrë transparente, për me pasur secili dijeni sa ka importi dhe me qenë sa më lirë që është e mundur. Pastaj me punuar në termocentralin B sepse A ka mundësi duhet të ndalet tërësisht duhet të bëhet një studim dhe me punuar në burime të ripërtrishme”, përfundoi ajo.
