Visar Ymeri, kryetar i Vetëvendosjes, pas arrestimit të deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se arrestimi është një përndjekje masive që ka filluar ndaj partisë së tij nga pushteti.
Sipas tij, deputetët u ndaluan me brutalitet, për çka pësuan edhe deputetët tjerë.
“Kjo është vazhdimësi e veprave të pushtetit, pas dënimit të aktivistëve tanë padrejtësisht. Është e njëjta klikë e pushtetit, e cila po synon që ta dhunoj votën e lirë të qytetarit, pas vendimit të djeshëm të PZAP-it dhe që po tentojnë të përndjekin secilin aktivistë të Vetëvendosjes”.