Ymeri: Fletarresti ndaj Kurtit u tërhoq nga frika

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 22:22 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka konfirmuar zyrtarisht se ka pezulluar fletarrestin për kandidatin e tyre për kryeministër, Albin Kurti.

“Ashtu siç e shpjeguam edhe dje, në prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë, Gjykata ka dhënë fillimisht një urdhër politik për të arrestuar Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, dhe tashmë, sërish në mënyrë politike, e ka pezulluar këtë urdhër”, ka shkruar Ymeri në faqen e tij në Facebook.

“Qytetarët e Kosovës nuk kishin nevojë për dëshmi të reja që vërtetojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur nga “Klani Pronto” i PDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij në LDK, por ja që rritja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka nxjerr pushtetin edhe një herë zbuluar. Vendimet e kësaj gjykate nuk kanë asnjë bazë të vetme juridike”.

Sipas Ymerit, fletarresti për Albin Kurtin u lëshua nga paniku i tyre për rritjen e Vetëvendosjes “dhe u pezullua nga frika e madhe e tyre për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 11 qershor”.

“Tashmë gjërat janë të qarta për të gjithë, dhe nuk ka klan që e ndal mobilizimin e gjerë qytetarë që po e sjell fitoren”, ka përfunduar Ymeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme